Rreth Nesh

Historiku

Njesia e Social Marketingut te Kontraceptiveve, NESMARK, eshte aktiv ne Shqiperi qe nga shtatori i 1997, ne baze te nje marreveshje mes Ministrise se Shendetesise dhe KfW (Kreditanstalt fur Wiederaufbau). NESMARK ka ngritur infrastrukturen per blerjen, shperndarjen dhe promovimin e disa prej metodave moderne te planifikimit familiar, materialeve dhe sherbimeve. Perpjekjet dhe synimi i punes se NESMARK, eshte qe keto produkte kontraceptive t'iu pergjigjen nevojave dhe kerkesave te shtresave te ndyshme te popullsise si ne zonat urbane ashtu edhe ne ato rurale. Puna e aktiviteti i NESMARK eshte ne perputhje me politiken shendetesore te Ministrise se Shendetesise. Specialistet e NESMARK mbeshteten teknikisht nga konsulente te ofruar nga Marie Stopes International, Londer.

Qellimet e Punes se NESMARK

  • Te ndergjegjesoje njerezit per avantazhet e perdorimit te metodave kontraceptive gje e cila do t'iu lejoje individeve dhe cifteve te vendosin mbi numrin e femijeve, kohen kur ata duan qe keta femije te lindin si dhe distancat nga lindja e nje femije ne tjetrin; dhe te mbeten te shendetshem.
  • Te ofroje kontraceptive te cilesise se larte me cmim te perballueshem nga te gjithe shtresat e popullsise.
  • Te permiresoje cilesine e jetes si dhe te ule vdekshmerine foshnjore dhe te nenave nepermjet produkteve dhe sherbimeve me cilesore te planifikimit falmiliar.
  • Te ndergjegjesoje individet per te aplikuar praktika me te sigurta seksuale, duke ndikuar ne uljen e Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme duke perfshire HIV/AIDS.
  • Te siguroje vazhdueshmerine e programit duke shfrytezuar te ardhurat e krijuara nga shitjet.

Cfare Ben NESMARK?

  • I’u ofron shqiptareve menyra te sigurta dhe mjete per te permiresuar mireqenien e tyre shoqerore, fizike, shpirterore nepermjet sherbimeve me cilesore te Planifikimit Familiar.
  • Te ndertoje nje kapacitet te perhereshem specialistesh te dedikuar dhe te mire-pergatitur, te afte per te promovuar jo vetem Shendetin Riprodhues, por gjithashtu dhe programe te cilat merren me ndryshimin e sjelljes dhe mentalitetit te njerezve ndaj tyre.
  • NESMARK ka kapacitete qe mund te ndihmojne Ministrine e Shendetesise ne raste situatash te jashtezakonshme qe kane te bejne me shendetin publik.

NESMARK eshte i perbere nga tre komponente:

  • Komponenti i Social Marketingut qe ofron shperndarje te produkteve kontraceptive mjaft cilesore dhe me cmime te perballueshme ne te gjitha farmacite e vendit dhe ne pika shitjeje jotradicionale.
  • Komponenti i Trajnimit dhe Vizites, i cili u ofron trajnime intensive mbi ceshtje te Shendetit Riprodhues punonjesve te shendetesise, te rinjve dhe grupeve ne rrezik.
  • The Information, Education and Communication (IEC) Component develops mass media campaigns to inform target groups about NESMARK products, develop their attitudes and increase their use of modern contraceptives; it also implements market research.

Social Marketingu

Zbatimi i teknikave moderne te shitjeve i shoqeruar nga nje mbulim i te gjithe territorit te vendit me produkte te NESMARK eshte nje nga qellimet kryesore te ketij departamenti. Gama e produkteve kontraceptive te ofruara nga NESMARK perfshin produkte si: prezervativin "FOR YOU", prezervativin me kokrra "FOR YOU MORE", kontraceptivin oral "SIGORAL", kontraceptivin injektabel "DEPO PROVERA", kontracepsionin e emergjences "POSTINOR" si dhe Testin e Shtatezanise. Te gjithe produktet e siperpermendura jane lehtesisht te gjendshem ne te te gjithe Shqiperine ne saje te punes se bere nga departamenti i Social Marketingut, pune e cila nuk harron per asnje moment asnje pike shitjeje edhe ne skajin me te larget te vendit.
Nga puna efikase e ketij departamenti eshte arritur nje mbulim teresor jo vetem i te gjitha farmacive te Shqiperise por jane edhe nje numer i konsiderueshme pikash te tjera shitjeje jo-tradicionale si motele, pika karburanti, kioska te ndryshme etj te cilat ofrojne prezervativet e ofruara ne treg nga NESMARK. Numri i cifteve qe mbrohen cdo vit me kontraceptive te ofruar nga NESMARK eshte rritur vit pas viti.

Komponenti i Trainimit dhe Vizites ( TVI )

Prioritet i punes se ketij departamenti eshte trainimi i personelit shendetesor qe punon ne zonat rurale te vendit por pa lene mbas dore edhe zonat urbane. Ky trainim zhvillohet ne vete qendrat shendetesore dhe nepermjet tij krijohet mundesia qe personeli i ketyre qendrave te marre njohuri per sherbime dhe produkte moderne te Planifikimit Familiar nepermjet metodave moderne qe aplikohen ne keto trainime.
Puna e bere nga ky ekip perputhet plotesisht me dokumentin e politikes shendetesore te Kujdesit Paresor te aprovuar nga Ministria e Shendetesise per permiresimin e vazhdueshem te shendetit te gruas dhe femijes. Keto trainime jane perfunduar ne pjesen me te madhe te territorit te vendit. Ne kete menyre eshte bere e mundur rritja e nivelit te njohurive te personelit shendetesor per Planifikim Familiar dhe rrjedhimisht eshte bere e mundur rritja e perqindjes se popullates qe perdor mjete kontraceptive, duke synuar ne kete menyre uljen e numrit te aborteve.
Trainimet ne kete drejtim vazhdojne dhe objektivi i NESMARK eshte qe te arrije te trainoje te gjithe doktoret, ndihmes mjeket dhe specialistet e shendetit ne te gjithe shqiperine panvaresisht se sa larg eshte zona ku ata punojne. Trainimet qe organizon TVI mund te mbulojne te gjitha fushat e Shendetit Riprodhues duke u adaptuar me problematiken e vendit si dhe kerkesat qe mund te kene personeli shendetesor per sa i perket fushes se Shendetit Riprodhues.