Marketingu Social

social Marketing

Marketingu Social eshte nje metode zhvillimi e cila aplikon teknika modernete marketingut per qellime humanitare. Qellimi eshte te gjenden zgjidhje te vlefshme per probleme sociale, te cilat nenkuptojne kryesisht nje ndryshim sjellje dhe mentaliteti. Marketingu Social ndikon ne permiresimin e cilesise se jetes duke u ofruar individeve qe aplikojne metoda te Planifikimit Familiar nje zgjedhje te vertete nepermjet mundesive me te mira te informimit, produkteve dhe sherbimeve te ofruara me cmime te perballueshme. NESMARK gjate punes se tij ka perdorur parimet e marketingut social ne menyre qe:

  • Te ofroje ne menyre te vazhdueshme produkte dhe sherbime te Planifikimit Familiar ne te gjithe vendin.
  • Te ideoje, pergatise dhe shperndaje informacion, edukim dhe materiale te ndryshme komunikimi per ndryshimin e sjelljes dhe mentalitetit te njerezve ndaj metodave moderne te kontracepsionit.
  • Te ndihmoje ne forcimin e kapaciteteve te Qendrave Shendetesore ne menyre qe ato te ofrojne sherbime sa me cilesore.

NESMARK gjithashtu synon te:

  • Te ndergjegjesoje njerezit per avantazhet e perdorimit te metodave kontraceptive gje e cila do t'iu lejoje individeve dhe cifteve te vendosin mbi numrin e femijeve, kohen kur ata duan qe keta femije te lindin si dhe distancat nga lindja e nje femije ne tjetrin; dhe te mbeten te shendetshem.
  • Te ofroje kontraceptive te cilesise se larte me cmim te perballueshem nga te gjithe shtresat e popullsise.
  • Te permiresoje cilesine e jetes si dhe te ule vdekshmerine foshnjore dhe te nenave nepermjet produkteve dhe sherbimeve me cilesore te planifikimit falmiliar.
  • Te ndergjegjesoje individet per te aplikuar praktika me te sigurta seksuale, duke ndikuar ne uljen e Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme duke perfshire HIV/AIDS.
  • Te siguroje vazhdueshmerine e programit duke shfrytezuar te ardhurat e krijuara nga shitjet.

Produktet e NESMARK shperndahen drejtperdrejt neper farmaci dhe pika te tjera nga shites te dedikuar te NESMARK neper Shqiperi.


Kondome NESMARK tregton 3 lloje kondomesh. NESMARK eshte distributori me i madh i kondomeve ne Shqiperi.
Kokrra Kontraceptive Orale NESMARK tregton nje marke kontraceptivi oral.
Kontraceptive me injeksion NESMARK tregton nje marke kontraceptivi me injeksion.
Kontraceptive emergjence NESMARK tregton nje marke kontraceptivi emergjence.
Test Shtatzanie Produkti i vetem jo kontraceptiv i NESMARK's eshte testi i shtatzanise.