NESMARK
Fondacioni i Social Marketingut te Kontraceptiveve, NESMARK, eshte aktiv ne Shqiperi qe nga shtatori i 1997, ne baze te nje marreveshje mes Ministrise se Shendetesise dhe KfW (Kreditanstalt fur Wiederaufbau). NESMARK perbehet nga tre komponente:

Komponenti i Marketingut dhe i Komunikacionit ofron shperndarje te produkteve kontraceptive mjaft cilesore dhe me cmime te perballueshme ne te gjitha farmacite e vendit dhe ne pika shitjeje jotradicionale. Gjithashtu zhvillon fushata mediatike per informimin e publikut rreth produkteve te NESMARK dhe per te rritur njohurine dhe perdorimin e kontraceptiveve moderne. Ky komponent gjithashtu merret dhe me studimin e tregut.

Komponenti i Trajnimit ofron nje trajnim intensiv ne fushat e Shendetit Riprodhues per ofruesit e Kujdesit Shendetesor Paresor ne gjithe Shqiperine, farmacite private, dhe grupeve ne rrezik si adoleshentet, studentet dhe ushtaraket.

Komponenti i Monitorimit dhe i Vleresimit kontrollon distribuimin dhe shitjet e produkteve te NESMARK dhe ofron feedback para dhe pas trajnimit te bere nga Komponenti i Trajnimit.
Gjate aktiviteteve te saj, NESMARK ka bshkepunuar me nje numer partneresh si Ministria e Shendetesise, OBSH, UNFPA, dhe gjithashtu njesi lokale qe operojne ne Shqiperi.